← Të gjitha lajmet

Forumi i Bashkëpunimit Socio-Ekonomik – Prizren

Më 1 tetor 2026 në Prizren mbajtëm forumin e parë në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillim Socio-Ekonomik”, me përfaqësues të komunave, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Prezantuam gjetjet e hulumtimit mbi mundësitë e bashkëpunimit në rajon, dhe në një diskutim të hapur pjesëmarrësit ndanë idetë e tyre për bashkëpunim konkret socio-ekonomik.

Në fund u prezantua edhe drafti i parë i platformës dixhitale të projektit, që do të lidhë komunat, bizneset dhe qytetarët në një vend.

Implementuar nga ATRC · Përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal