← Të gjitha lajmet

Njoftim: Forumi i Bashkëpunimit Socio-Ekonomik – Prishtinë, 12 nëntor

Forumi i radhës në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillim Socio-Ekonomik” do të mbahet më 12 nëntor 2026, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

Data

12 nëntor 2026

Ora

10:00–13:00

Vendi

Hotel Sirius, Prishtinë

Pas forumit të parë në Prizren më 1 tetor, ky forum me të njëjtën temë bashkon përfaqësues të komunave, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Do të prezantohen gjetjet e hulumtimit mbi mundësitë e bashkëpunimit në rajon, të pasuara nga një diskutim i hapër për bashkëpunim konkret socio-ekonomik, si dhe drafti i platformës dixhitale të projektit.

Për pjesëmarrje dhe informacione na shkruani në info@rrjetirajonal.org.

Implementuar nga ATRC · Përkrahur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

.