Rreth projektit
Rrjeti Rajonal për Zhvillim Socio-Ekonomik bashkon komunat, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit.
Projekti
“Rrjeti Rajonal për Zhvillim Socio-Ekonomik” është një projekt i Advocacy Training and Resource Center (ATRC), i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR). Projekti synon të promovojë zhvillimin e balancuar socio-ekonomik në Kosovë duke forcuar bashkëpunimin ndërkomunal, duke nxitur dialogun ndërmjet institucioneve lokale, sektorit privat dhe shoqërisë civile, dhe duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për zhvillimin rajonal.
Objektivat
Projekti synon:- Identifikimin dhe promovimin e mundësive konkrete për bashkëpunim ndërmjet komunave, bizneseve dhe investitorëve në rajonet e synuara.
- Forcimin e dialogut dhe koordinimit ndërmjet akterëve lokalë përmes forumeve rajonale dhe proceseve konsultative.
- Rritjen e kapaciteteve lokale për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë dhe investimet.
- Hartimin dhe promovimin e rekomandimeve të bazuara në evidenë për përmirësimin e politikave të zhvillimit rajonal.
Fusha gjeografike
Projekti fokusohet në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit. Mundësitë e bashkëpunimit shpesh përfshijnë edhe komuna fqinje; këto paraqiten si pjesë natyrore e rrjetëzimit dhe si zgjerim i ardhshëm, ndërsa fokusi zyrtar i projektit mbetet te dy rajonet e lartpërmendura.
Partnerët e projektit
Implementuar nga
Rreth ATRC-së
Advocacy Training and Resource Center (ATRC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse nga Kosova, e themeluar në vitin 2001, që punon për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes. ATRC ka mbështetur organizata të shumta në mbarë Kosovën përmes mentorimit, trajnimeve, programeve të granteve, avokimit dhe asistencës teknike.
Përkrahur nga
Rreth MZHR-së
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) është institucioni qendror përgjegjës për politikat e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. MZHR mbështet këtë projekt si përkrahës/financues.