Politika e privatësisë

Si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja në platformën Rrjeti Rajonal. Përditësuar: tetor 2026.

1. Kush jemi

Kontrollues i të dhënave në këtë platformë është Advocacy Training and Resource Center (ATRC), Rruga Sejdi Kryeziu, nr. 26, 10000 Prishtinë, Kosovë. Për çdo çështje që lidhet me të dhënat personale na shkruani në admin@rrjetirajonal.org. ATRC e zbaton projektin Rrjeti Rajonal për Zhvillim Socio-Ekonomik me përkrahjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

2. Çfarë të dhënash mbledhim

Platforma nuk ka llogari përdoruesish dhe nuk kërkon fjalëkalime. Të dhënat mblidhen vetëm kur plotësoni një formular:
  • Shpreh interes: emri dhe mbiemri, organizata, lloji i institucionit, komuna, email-i, telefoni (opsional) dhe mesazhi juaj.
  • Propozo një mundësi: përmbajtja e propozimit dhe emri, organizata, email-i dhe telefoni (opsional) i propozuesit.
  • Regjistrohu si akter: të dhënat institucionale të organizatës (emri, lloji, komuna, fushat, përshkrimi, email-i, telefoni, uebfaqja, adresa) dhe, nëse e plotësoni, emri i personit të kontaktit.
Formularët nuk ruajnë adresën tuaj IP. Serveri i hostingut mund të mbajë regjistra teknikë standardë (p.sh. adresa IP, shfletuesi) për siguri dhe funksionim.

3. Përse i përdorim dhe baza ligjore

I përdorim të dhënat vetëm për:
  • shqyrtimin e dërgimit tuaj dhe kontaktimin me ju;
  • lidhjen tuaj me akterë të tjerë që kanë interes për të njëjtën mundësi;
  • publikimin e mundësive të miratuara dhe të profileve të akterëve në direktori.
Baza ligjore është pëlqimi juaj, të cilin e jepni me kutinë e pëlqimit në çdo formular, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo kohë.

4. Çfarë publikohet

  • Interesimet nuk publikohen. I sheh vetëm stafi i ATRC.
  • Propozimet publikohen vetëm pas miratimit, pa emrin dhe kontaktin e propozuesit.
  • Profilet e akterëve publikohen pas shqyrtimit, me të dhënat institucionale që organizata ka pranuar t'i publikojë.

5. Kush ka qasje në të dhëna

Qasje kanë vetëm stafi i autorizuar i ATRC dhe ofruesit teknikë që mundësojnë funksionimin e platformës (hostingu dhe shërbimi i email-it), vetëm sa është e nevojshme për këtë qëllim. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat për qëllime marketingu.

6. Sa kohë i ruajmë

Të dhënat nga formularët ruhen për 2 vjet nga data e dërgimit dhe pastaj fshihen automatikisht. Propozimet dhe regjistrimet që nuk miratohen fshihen gjithashtu. Për profilet e publikuara, të dhënat e dërguesit fshihen pas 2 vjetësh, ndërsa profili institucional mbetet deri sa organizata të kërkojë heqjen e tij.

7. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni:
  • qasje në të dhënat që ruajmë për ju;
  • korrigjimin ose fshirjen e tyre;
  • tërheqjen e pëlqimit dhe heqjen e profilit nga direktoria.
Kërkesat i dërgoni në admin@rrjetirajonal.org. Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk janë trajtuar si duhet, mund të paraqisni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

8. Cookies dhe shërbime të jashtme

Platforma nuk përdor cookies për reklama apo për gjurmim. Përdoren vetëm cookies teknike të domosdoshme për stafin që kyçet në panel. Shkronjat e faqes ngarkohen nga Google Fonts. Harta në faqen e Kontaktit ngarkohet nga Google Maps vetëm pasi klikoni “Shfaq hartën”.

9. Ndryshimet e kësaj politike

Kjo politikë mund të përditësohet kur ndryshojnë funksionet e platformës. Data e përditësimit të fundit tregohet në krye të faqes.