← Të gjitha burimet Raport

Raporti i hulumtimit: Hulumtimi dhe hartëzimi i mundësive

Shkarko PDF · 747 KB

Raporti paraqet sfidat, nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit socio-ekonomik ndërmjet komunave të Prishtinës dhe Prizrenit, me fokus te bashkëpunimi ndërkomunal dhe zhvillimi rajonal i balancuar. Analiza mbështetet në të dhëna parësore të mbledhura nga zyrtarë komunalë, organizata të shoqërisë civile dhe biznese të vogla e të mesme, si dhe në burime zyrtare kombëtare.

Gjetjet kryesore:

  • Aktorët e të tri kategorive shprehin gatishmëri të lartë për bashkëpunim ndërkomunal dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve.
  • Pengesat më të forta perceptohen si financiare dhe institucionale, përfshirë mungesën e mekanizmave koordinues.
  • Sektorët me potencialin më të lartë janë turizmi, zejtaria dhe bujqësia me agropërpunim, me interes të qartë për agjendën e gjelbër.

Raporti harton 34 mundësi konkrete bashkëpunimi, të organizuara sipas sektorit, aktorëve dhe përfitimit të pritur. Ato janë baza për forumet rajonale, për tri dokumentet e politikave dhe për këtë platformë.