← Të gjitha burimet
Raport
Raporti i hulumtimit: Hulumtimi dhe hartëzimi i mundësive
Shkarko PDF · 747 KBRaporti paraqet sfidat, nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit socio-ekonomik ndërmjet komunave të Prishtinës dhe Prizrenit, me fokus te bashkëpunimi ndërkomunal dhe zhvillimi rajonal i balancuar. Analiza mbështetet në të dhëna parësore të mbledhura nga zyrtarë komunalë, organizata të shoqërisë civile dhe biznese të vogla e të mesme, si dhe në burime zyrtare kombëtare.
Gjetjet kryesore:
- Aktorët e të tri kategorive shprehin gatishmëri të lartë për bashkëpunim ndërkomunal dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve.
- Pengesat më të forta perceptohen si financiare dhe institucionale, përfshirë mungesën e mekanizmave koordinues.
- Sektorët me potencialin më të lartë janë turizmi, zejtaria dhe bujqësia me agropërpunim, me interes të qartë për agjendën e gjelbër.
Raporti harton 34 mundësi konkrete bashkëpunimi, të organizuara sipas sektorit, aktorëve dhe përfitimit të pritur. Ato janë baza për forumet rajonale, për tri dokumentet e politikave dhe për këtë platformë.